• |
ide | kryesore

Vrasja e Artan Cukut / Tri pistat ku po heton Prokuroria, nga kromi e deri te…

I pakategorizuar
auto_artan_cuku_11491677837.jpg



E ndërsa kanë kaluar pesë ditë nga ekzekutimin i komisar Artan Cuku, akoma nuk janë vënë përpara përgjegjësisë autorët e këtij krimi.

Nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda bëhet e ditur se ka regjistrua hetimet mbi dyshimet se vrasja e tij ka ardhur për shkak të detyrës. Por lidhur me zbulimin e autorëve, prokurorët janë fokusuar në tre pista kryesore.

Njëra nga pistat e mundshme ku po hetohet mësohet të ketë lidhje me konkurrencën. Nga të dhënat është bërë e ditur se Cuku, si administrator i një policie private, kishte patur përplasje kohët e fundit me përfaqësues të një shoqërie të ruajtjes fizike për disa miniera kromi.

Por ndërkohë, drejtuesit e Krimeve të Rënda kanë urdhëruar verifikimin e dosjeve më të përfolura në të cilat ka qenë i angazhuar gjatë 16 viteve si zyrtar i Policisë së Shtetit, komisari Artan Cuku.

Lidhur me këtë ngjarja njëra nga dosjet më të dyshimta, sipas burimeve, ka lidhje me urdhërin e Cukut për të rihapur hetimet ndaj një grupi trafikantësh në Vlorë. Ka të dhëna se për këtë urdhër, komisar Cuku, në atë kohë drejtor i Policisë së Vlorës, është kërcënuar me jetë.

Pista e tretë, po aq e fortë është ajo e vrasjes për gjakmarrje. Vite më parë, teksa Cuku merrte në pyetje Agim Dakën për të zbuluar vendndodhjen e vëllait të tij të kërkuar, i riu humbi jetën në ambientet e komisariatit.

Kjo ngjarje, e ndodhur 12 vite më parë, pas hetimeve të prokurorisë u mbyll si vetëvrasje, por që megjithatë ky episod e ndoqi Cukun gjatë në karrierën dhe jetën e tij.

Megjithatë, ditët e fundit anëtarë të familjes Daka pohuan se këtë çështje e kishin mbyllur, me një negociatë të zhvilluar në xhami me komisarin.

Një vit më parë vëllai i Dakës, Bujar Daka, shkaku i përplasjes me komisar Cukun, u lirua nga burgu. Ai ishte arrestuar pikërisht ditën e funeralit të vëllait të tij.