• |
ide | kryesore

Blushi: Kelmend Balili nuk arrestohet, sepse bie qeveria

I pakategorizuar
Blushi Parlament.jpg



Në interpelancën me kryeministrin Rama, të cilin e akuzoi se po mban pushtetin me kriminelë e të korruptuar, Ben Blushi dha edhe arsyen përse nuk arrestohet Kelmend Balili. Blushi tha se Balili nuk kapet, për arsye se është i LSI dhe nëse arrestohet, rrëzohet qeveria. Shqetësim për mosarrestimin e Balilit shprehu pak ditë më parë edhe ambasadori amerikan, Donald Lu. Ai tha se kishte 7 muaj që kërkonte arrestimin e Balilit, që kërkohet nga Greqia dhe DEA amerikane për trafik ndërkombëtar droge. Kritika të forta Lu lëshoi ndaj policisë, prokurorisë dhe ministrisë së Drejtësisë. /Lapsi.al