• |
ide | kryesore

Digjen dy makina te “Komuna e Parisit” (VIDEO)

I pakategorizuar
dsfgdngd.JPG



Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në fund të rrugës “Tish Daija”.
 
Fillimisht mësohet se ka marrë flakë mjeti tip “Mercedes Benz”, i cili ka qënë i parkuar. Më pas flakët kanë djegur dhe mjetin tip “Audi”, i parkuar pranë tij.
 
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet për të zbardhur shkaqet e rënjes së zjarrit.