• |
ide | kryesore

FOTO/ Si u grabit kasaforta e BKT Bank tek ish blloku

I pakategorizuar
d36dfe62d44.jpg



Dyshohet se hajdutët e degës së BKT Bank, tek ish Blloku, punuan disa netë për të çarë murin, që i çonte të kasaforta. Nuk dihet sa para kanë arritur të marrin, por pa gjë nuk dolën, tha policia. Pasi çanë murin dhe hynë në dhomën e kasafortës, grabitësit arritën të marrin një shumë të konsiderueshme parash, që gjendej në bankë.

Është i pashmangshëm dyshimi se një person brenda bankës i informoi për vendndodhjen ekzakte të kasafortës, dhe mundësinë për ta hapur atë.

Për të depërtuar në dhomën e kasafortës, grabitësit punuan nga kati i nëndheshëm i pallatit. Dikur ambjenti funksiononte si kazino. Pas falimentimin ka qenë i boshatisur.

Në foto është hyrja për në ambjentet e boshatisur, që ngjajnë me një bodrum.

Sipas policisë, grabitësit shfrytëzuan ditët e pushimit në fundjavë, të punonjësve të bankës. Që nga e premtja në darkë, të shtunën dhe të dielën kanë pasur tre ditë kohë të punonin për shembjen e murit, çarjen e kasafortës dhe marrjen e parave. Kanë përdorur mjete të ndryshme sipas policisë, si vare, trapano apo mjete të tjera shpuese.

Zyrtarisht nuk dihet shuma që i është grabitur BKT Bank.

Policia synon të gjejë shenja gishtash, fije floku apo çfarëdo gjurme tjetër në vendin e ngjarjes, që do t’i çojë në identifikimin e vjedhësve. Për momentin nuk ka asnjë të dyshuar, ndërsa po vëzhgohen kamerat e sigurisë në zonën përreth.

Ideja e grabitjes së bankës, duke çarë murin, i ngjan një skenari rutinë filmash hollivudianë. Por meqënëse bodrumi funksiononte si kazino, nuk është çudi që ideja të ketë lindur mes kumarxhinjve, që kanë mësuar se vetëm një mur i ndante nga kasaforta e bankës.