• |
ide | kryesore

Gërhiste natën, trafikanti i drogës lirohet nga burgu

I pakategorizuar
petribardhi.jpg



Gjykata e Lezhës lehtësoi masën e sigurisë për Petrit Bardhin, ish kryetar komune në Kaçinar dhe i akuzuar për trafik droge. Nga arrest me burg në “arrest shtëpie”.

Avokati mësohet të ketë thënë në gjyq se klienti i tij, 43-vjeçari vuan nga azma dhe për këtë arsye, gërhet natën.

Gjyqtari ka qenë dakort dhe e ka pranuar këtë arsyetim.

Petrit Bardhi, i zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste, u arrestua  më 8 shkurt. Në 28 tetor të vitit 2015 si u shpall në kërkim me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Në shtëpinë e tij u gjetën 424 kg lëndë narkotike.

Për disa muaj ai qëndroi në arrati.