• |
ide | kryesore

Vajza e deputetes socialiste sulmon kryetaren e FRESSH: Injorantja, paguhet nga taksat tona

I pakategorizuar
Joleza-Koka.jpg



“Taksat avullojnë, bëhen rrogë për injorantë, bëhen alkool…s’ka problem, çudia më e madhe 3 ditë zgjat”,- Kështu shkruan në Facebook Klesta Hysi, vajza e deputetes socialiste, Vasilika Hysi.

Ky reagim i saj vjen pas asaj që ndodhi me Joleza Kokën në takim me anëtarë të FRESSH.

Kryetarja e forumit rinor të PS-së po fliste përçart.

Fjalimi i saj u komentua gjerësisht në mediat online, ndërsa në një reagim të sotëm Koka tha se po kënaqej shumë me këtë gallatë./LAPSI.AL/