• |
ide | kryesore

Grabitje me maska në një tjetër supermarket

I pakategorizuar
largea_041390393634.jpg



Pas grabitjes me maska të një supermarketi në rrugën Lezhë-Laç, një tjetër grabitje me maska ka ndodhur sot pasdite në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në Urën e Mifolit, në një supermarket në pronësi të shtetasit me inicialet I.N.  

Nën kërcënimin e armës, tre persona kanë hyrë brenda supermarketit dhe ka grabitur 500 mijë lekë të vjetra, aq sa ishte xhiroja ditore.

Ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka ngritur postblloqe në rrugë për kapjen e tyre./LAPSI.AL/