• |
ide | kryesore

Berisha: Në Sarandë kam zbritur vetëm lebër, jo alpinë!

I pakategorizuar
berisha-ne-kuvend.jpg



Sali Berisha nuk i pranoi deklaratat e Edi Ramës se “Berisha importoi nga Alpet” persona që u bënë pronarë tokash në zonën e Bregut.

Duke folur në kuvend, ish kryeministri tha se ka punuar me program, që në Sarandë të zbriste vetëm nga zona e Labërisë. “Kam punuar me program unë. Në Sarandë, kam zbritur lebër, lebër dhe vetëm lebër. Nuk kisha nevojë për të çuar alpinë, ishte bregu që nga Velipoja. Por t’i merr mendjen e Kokëdhimës dhe flet për alpinët. Por ta dish që kur alpinët luftonin për liri, Kokëdhimat ishin pikë mbështetje për Zografin në atë zonë. Ata janë alpinë dhe janë krenarë, por ju po rreshtoheni me Zografin.”

Në përgjigjen e tij, Rama tha se nuk kishte përdorur asnjë ton racist apo ofendues për veriorët, por kishte denoncuar vjedhjen e 50 mijë hektarëve tokë të vjedhur.

“Atje kam folur për vjedhjen e 50 mijë hektarëve tokë. Kurse ti ke shkuar në Bathore, i ke thënë se Rama iu thotë çeçenë, i ke marrë peng me atë të korruptuarin që kanë për kryetar bashkie. Une të lexoj flakët e bunkerit? Ti lexo rezultatin e zgjedhjeve në 2013, 2015 dhe lexo dhe do lexosh atë të 2017.”