• |
ide | kryesore

Skandali me autoambulancën në Pukë, Beqaj pezullon shoferin (VIDEO)

I pakategorizuar
hfgjgj.JPG



Pas skandalit në stadiumin e Pukës, me autoambulancën që nuk ndizej për të transportuar futbollistin e dëmtuar të Tërbunit, ministri i Shëndetësisë ka pezulluar nga puna shoferin e mjetit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë mosndezja e autoambulancës nuk ka ardhur nga ndonjë defekt, por përgjegjës ishte shoferi.

Ky i fundit ishte në tribunë kur duhej të ndizte mjetin për të transportuar futbollistin.

Pasi shkon te makina dhe tentoi ta ndizte, ishte e pamundur. U desh tërheqja e nga makina e forcave zjarrfikëse që autoambulanca të ndizej dhe të transportonte drejt spitalit të Pukës futbollistin afrikan të Tërbunit, Abel Gebor. Më poshtë mund të shihni edhe njëherë videon e këtij episodi që ndodhi në ndeshjesn Tërbuni-Teuta. /LAPSI.AL

 

Tërbuni-Teuta, probleme me Ambulancën

Tërbuni-Teuta, probleme me AmbulancënLojtari i Tërbunit rrezikon jetën në fushë. Shoferi i ambulancës po shikon ndeshjen nga stadiumi, makina nuk ndez, terhiqet nga zjarrfiksja e me pas ka problem.

Posted by Digitalb on Saturday, 28 November 2015