• |
ide | kryesore

Zhduken 671 ikona nga koleksioni i Gjergji Thimios

I pakategorizuar
ty.jpg



Dy vjet pasi qëndruan nën sekuestro në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, ikonat qindravjeçare të koleksionistit të arrestuar Gjergji Thimio, u transferuan në Muzeun Historik Kombëtar. Pas nisjes së zhvendosjes dy javë më parë në kushte skandaloze, duke i trajtuar ato vlera të trashëgimisë si “dru për zjarr”, Ministria e Kulturës u detyrua pas këmbënguljes së mediave, të ndalojë transportin dhe ta riorganizonte duke respektuar më në fund procedura të mbrojtjes së tyre. Dje Ministria lajmëroi se e ka përfunduar transferimin duke saktësuar se ikonat dhe artefaktet tashmë të mbrojtura në Muzeun Kombëtar janë gjithsej 477 ikona (në fakt janë 476 sepse një ikonë ishte regjistruar dy herë). Por gati 2 vjet më parë policia njoftoi se kishte sekuestruar 1147 ikona. Lind pyetja ku shkuan 671 ikona të sekuestruara në koleksionin e Thimios?