• |
ide | kryesore

Me paratë e librave për të varfërit paguhen rrogat e ujësjellësit

I pakategorizuar
libra.jpg



Transparenca.al, faqja ku qeveria publikon reagimet në lidhje me artikujt e shtypit që kanë fokus në akte, vendime apo veprime të ekzekutivit dhe institucioneve të vartësisë si dhe reagimet ndaj akuzave të opozitës, reagoi një ditë më parë mbi një artikull të lapsi.al.

Lapsi.al botoi një publikim të Open Data mbi shpenzimet e udhëtimeve të kryeministrit. Në faqen e thesarit, sipas Open Data, thuhet se fatura e kompanisë së udhëtimeve “Meridiana Travel Tour” u shlye me 8 milionë lekë nga Këshilli i Ministrave me paratë që ishin pjesë e shpenzimeve për “Burgosjet e padrejta”. Transparenca.al e qeverisë sqaronte në reagimin e saj se bëhet fjalë për një gabim nejrëzor. “Llogaria e kontabilitetit, e cila i përket shpenzimeve të udhëtimeve, identifikohet nga numri “6024200”. Ndërkohë që llogaria e përdorur gabimisht në pagesën e shpenzimeve është llogaria me numër “6027200” që i përket shpenzimeve për kompensim për burgosje të padrejta. Sa më sipër vihet re qartë që është kryer një zëvendësim i pavullnetshëm të numrit 4 me numrin 7, duke i kontabilizuar shpenzimet në një llogari të gabuar.”

Lapsi.al e botoi reagimin e plotë të transparenca.al, por faqja Open Data, e cila e publikoi lajmin si skandal qeveritar, bëri publik dy raste të tjerë të ngjashëm.

Në të dy rastet bëhet fjalë për paga ujësjëllsi të paguara me paratë që duhen përdorur për të subvencionuar librat shkollorë.

Tabela e mëposhtme tregon se dy pagesa të bëra nga dega e Thesarit në Kukës në muajjt korrik dhe gusht janë në zërin “Subvencione për çmimin e librave shkollorë”. Por në faturë përshkruhen si “Paga muaji qershor (dhe korrik) 2015 Ujësjellës Kanalizime Kukës”.

Lapsi.al po i publikon edhe këto dy raste për hir të transparencës. Dhe po kështu pret edhe sqarimin e transparenca.al të qeverisë, për të kuptuar nëse edhe këtë rast bëhet fjalë për ndonjë gabim njerëzor. Në pritje të reagimit, menaxhuesit e faqes Open Data i kujtojnë qeverisë në postimet në rrjetet sociale se “asnjë prind nuk ka marrë një qindarkë subvencion për librat shkollorë në këtë shtetin tonë social, të paktën sipas thesarit”. / Lapsi.al