• |
ide | kryesore

Janullatos ankohet për taksat dhe replikon me Ramën: Të kanë informuar gabim

I pakategorizuar
edi-rama-janullatos.jpg



Një ditë pas interpelancës së kryeministrit Rama në Kuvend, ka reaguar Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Në ragim Kisha thotë se dicka e tillë nuk është e vërtetë dhe se autoritetet e kanë informuar gabim kryeministrin Rama.

 “Është për të ardhur keq që organet kompetente shtetërore e kanë informuar në mënyrë jo të plotë Shkëlqesinë e Tij, Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili pa dashur, duke mos folur për të gjithë situatën e përgjithshme, i bëri një padrejtësi Kishës dhe nuk informoi në mënyrë objektive opinionin publik. Jemi të detyruar të rikujtojmë, se megjithëse Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk i kanë kthyer pronat e saj dhe pavarësisht se është përballur me probleme ekonomike, arriti të grumbullojë për këtë qëllim nga donatorë të ndryshëm në mbarë botën, mbi 11 milionë euro dhe me to ka restauruar mbi 60 manastire dhe kisha të shenjta- monumente kulture – në zona të ndryshme të Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Më tej KOASH shpreh pakënaqësinë me taksat e vendosura nga qeveria “Rama”, taksa që kanë dekurajuar donatorët

“Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se vështirësia e mbledhjes së fondeve gjatë dy viteve të fundit, lidhet me faktin se kostot e restaurimeve të mëparshme të Kishës (11 milion euro), u rënduan edhe me taksën 20%-shit, që paguan firmat që morën përsipër realizimin e veprave (duke ndihmuar kështu në fuqizimin e buxhetit të shtetit). Edhe ky fakt i ka dekurajuar donatorët. Është i çuditshëm fakti se i gjithë ky kontribut i jashtëzakonshëm i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë në këto vite për kulturën, lihet në heshtje gjatë informimit zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e KOASH.

Një natë më parë në Kuvend, Rama foli në interpelancë për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, pas kërkesës së kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule./Lapsi.al//