• |
ide | kryesore

Kotzias, Bushatit: Faleminderit Dhimitri

I pakategorizuar
kotzias-bushati.jpg



Ministri i Jashtëm grek nuk solli ndonjë lajm të ri në Tiranë, përveç faktit se konfirmoi hapur që ligji i luftës nuk ekziston dhe se kjo gjë duhet rregulluar edhe me ligj në rishikimin e traktatit ekzitues të miqësisë. Për paktin detar palët vazhdojnë të ndajnë qëndrime të kundërta. Ministri Kotzias vlerësoi shqiptarët, si emigrantët edhe ata që studiojnë në shkollat greke. Ai u përpoq me të gjitha mënyrat për të vënë në dukje afrimitetin që kanë dy vendet. Këtë e bëri dhe kur iu drejtua me emër ministrit Ditmir Bushati, të cilin e thirri Dhimitri. Edhe pse në emër të afrimitetit, Bushatit nuk i pëlqeu kjo dhe i vuri në dukje që ai quhej Ditmir.