• |
ide | kryesore

Albania Mania/ Nga plazhet fantastike tek tavolinat e mbushura plot

I pakategorizuar
albania1.jpg



Shqipëria turistike zë edhe njëherë faqet e  para të mediave botërore. "Modern Farmer" boton një shkrim të titulluar "Albania Mania". Gazetari Tyler Blanc flet për "plazhe fantastike, ecje në këmbë në male dhe ushqim vërtet vendas". Dhe pyet: "Akoma nuk i keni bërë gati valixhet?” “Nëse do pyesni se pse dikush duhet të shkojë në Shqipëri, atëherë duhet të kaloni ca pushime në brigjet e tejmbushura të Greqisë,” shkruan ai. Shkrimi është i fokusuar jo vetëm tek bukuritë natyrore, por edhe tek kulinaria. "Zor se gjen ndonjë gjë që nuk është rritur në mënyrë organike”, thotë ai, teksa nënvizon se kuzhina shqiptare është e ndikuar nga ajo turke dhe italiane.

“Por si është një eksperiencë ushqimore shqiptare? Për të nisur: ndoshta jeni të ulur në një tavolinë prej druri, me pamje nga deti Jon- me ngjyrë blu në jeshile- ndërkohë që në ajër ndjehet aroma e fortë e luleve të egra. Pas pak, tavolina është e mbushur me salca, bukë dhe një sallatë që e gjen kudo në Europën Juglindore – një tas plot me copa të mëdha me domate të freskëta, kastravec, djathë i kripur dhe ullinj jeshilë. Sigurisht mish qingji në zgarë është pjata kryesore, por mund të zgjidhni edhe peshk të freskët apo një racion të shëndetshëm me byrek (një gatim lokal me miell, spinaq dhe mish të grirë). Në fund është koha për një teke raki dhe kështu përfundon kjo festë e vërtetë shqiptare”.

albania The Lushnjë district is the country’s main agricultural provider. / Courtesy Enri Canaj. Travelers hike through the tall mountains and steep valleys of the once tense border region separating Albania, Montenegro and Kosovo. / Courtesy Chad Chase.The cobbled streets of Berat, Albania. / Courtesy Jacek Malipan.Gjirokastër’s dramatic landscape is framed by the Gjerë mountains. / Courtesy DDP Images.A northern Albanian feast in Theth: goat cheese, tzatziki (yogurt sauce with cucumber) and corn bread. / Courtesy Paolo Della Corte.An Adriatic seafood salad (squid, octopus, shrimp, mussels) at Artigiano restaurant in Tirana’s fashionable Ish-Blloku neighborhood. / Courtesy Merlin Bakus.Pick up a one-of-a-kind gift at colorful Krujë bazaar, where local craftsmen sell their wares. / Courtesy Michael Toussaint.Pickled eggplant and other local snacks at the Pazari i Ri (“New Market”) in Tirana. Pickled vegetables are a popular snack in Albania. / Courtesy Rebecca Velazquez.