• |
ide | kryesore

Erion Veliaj nuk ndalet/ Mashtron publikisht (video)

I pakategorizuar
rama veliaj.jpg



Ose ka dashur t'i japë shefit të tij atribute që nuk i ka patur ose gënjeshtrën e ka në gjak dhe nuk bën dot pa të. Ndryshe nuk ka si shpjegohet se si ministrit të Mirëqënies nuk i është dridhur zëri fare sot, kur ka gënjyer publikisht, me zë dhe figurë, sikur e paskësh njohur Edi Ramën 24 vite më parë ndërsa ky i fundit organizonte protestën studentore të 8 dhjetorit.
Se kur e ka njohur Erioni, Edi Ramën, kjo është çështje e tij, por që Edi Rama nuk ka qenë më 8 dhjetor në Tiranë, dhe aq më pak si profesor të ketë organizuar protestën e 8 dhejtorit, ky është një mashtrim i panevojshëm që e bën përsëri qesharak ministrin Veliaj. Erioni atë kohë ka qenë 11 vjeç dhe mund ta kishte kaluar pa koment një periudhë ku nuk ka patur mundësi të jetë protagonist. Por ministri i propagandës qeveritare nuk rri dot pa gënjyer edhe kur faktet janë të shkruara e zezë mbi të bardhë. E nëse puna e Erionit dihet, ajo që ra më shumë në sy ishte heshtja e kryeministrit Rama ndaj një fallsifikimi të tillë, duke lënë të kuptohet se në mos ishin marrë vesh më parë, i kishte ardhur mirë nga gënjeshtra e vartësit të tij. Në fakt, për hir të së vërtetës dhe për të frenuar fenomenin e shpëlarë velijan, Rama duhet ta kishte sqaruar këtë fallsifikim ose të paktën t'i tregonte Erionit intervistën e tij me Blendi Fevziun, ku ai vetë pranon që më 8 dhjetor nuk gjendej në Shqipëri. Lapsi.al po e sjell këtë fragment të intervistës, për t'i kujtuar Erionit një të vërtetë që ai u mundua ta manipulojë:  
Blendi Fevziu: A ju erdhi keq që nuk u gjendët në Shqipëri gjatë lëvizjes studentore në vitet ‘90?
Edi Rama: Unë u gjenda jashtë Shqipërisë sepse në atë kohë, në vitet '90, pas asaj që ndodhi me ambasadat, kishte filluar dhënia e pasaportave për ata që kishin të afërm jashtë vendit. Të afërmit e nënës time vunjotas të vjetër të vendosur në Korfuz na ftuan atje bashkë me tim vëlla… Jam larguar pikërisht mëngjesin e 8 dhjetorit, mbasi kisha takuar për herë të parë Ardian Klosin. Ma prezantoi Blendi Gonxhe dhe më tha: Ky është Ardian Klosi që do të bëjë sot një party për Xhon Lenonin. Unë nuk u gjenda në atë mbrëmje dhe e vuajta shumë këtë".
Kështu rrëfen Edi Rama dhe për t'ia lehtësuar atë dhimbje të mungesës së dikurshme ka menduar Erion Veliaj, që në një takim me përfaqësues të rinjsh nga 50 vende të botës tregoi përpara kamerave se si mund të fallsifikohet historia për t'i bërë qejfin shefit. Një shembull se si duhet të sillen të rinjtë për të bërë karrierë.
Erioni mbahet mend për shumë gënjeshtra publike, ku më e lavdishmja është ajo që e paraqiti veten sikur kishte shkuar të inspektonte një shkollë profesionale në Gjirokastër të nesërmen e dasmës së tij. Një kërkim i thjeshtë zbuloi se vizita e ministrit ishte bërë një javë më parë, por ai e kishte ruajtur ta bënte publike të nesërmen e dasmës për të treguar se punon gjithë kohën për të mirën e popullit.
Më poshtë po e japim të plotë videon ku Erion Veliaj deklaron se Edi Rama organizoi protestën e 8 Dhjetorit. /lapsi.al/